Aksident i trefishtë në Portëz të Fierit, një i plagosur
Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fier-Patos. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Portëz. Mësohet se në aksident janë përfshirë 3 automjete ndërkohe që një person është plagosur dhe është dërguar me urgjencë me Spitalin e Fierit.
Si pasojë e aksidentit janë krijuar radhë të gjata të automjeteve në këtë aks rrugor.
Në vendngjarje ka shkuar policia për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti si dhe për të normalizuar trafikun e lëvizjes së mjeteve.
Sorry, the comment form is closed at this time.