VENDIMI/ Afati i skadimit të dokumenteve, nga Greqia vjen lajmi i mirë
Ministria Greke e Emigracionit dhe Azilit ka zgjatur vlefshmërinë e lejeve të qëndrimit dhe vërtetimeve të aplikimit edhe për shtetasit nga Shqipëria.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se, dokumentet e lëshuara nga shteti helen, që kanë skaduar gjatë periudhës 1 janar 2020- 31 korrik 2020, do t’u zgjatet vlefshmëria deri më 31 mars 2021. Ndërsa për dokumentet që janë lëshuar nga 1 gushti 2020 dhe me datë skadence deri 31 mars 2021, u zgjatet automatikisht vlefshmëria me 8 muaj, nga data e tyre fillestare e skadimit.
Hyrja në fuqi e lejeve të qëndrimit që do të lëshohen fillon ditën pasardhëse nga data e skadimit të lejes së qëndrimit të listuar. Kjo nuk vlen për lejet e qëndrimit dhe vërtetimet e aplikimit që janë rinovuar tashmë për një datë të mëvonshme.
Sorry, the comment form is closed at this time.