A ndihet i kërcënuar Soreca? Ministri tregon arsyet pse mbrohet nga Garda

Javën e kaluar, në media qarkulloi lajmi për mbrojtjen e ambasadorit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca nga Garda.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi sqaron motivet që çuan në këtë vendim.

Për “TCH”, Çuçi la të kuptohej se nuk ka rrezik të shtuar, por është një vendim që reflekton ndryshimet në ligjin e Gardës për ruajtjen e personaliteteve, përfshirë edhe diplomatët e huaj.

Pse është shtuar mbrojtja për kreun e delegacionit të Bashkimit Evropian?

Çuçi: Është një vendim që ka marrë qeveria shqiptare në mbështetje të ligjit për Gardën. E ka vlerësuar si të tillë në një moment të caktuar, është çdo gjë në rregull.

Kush ia kërcënon jetën ambasadorit Soreca?

Çuçi: Nuk është çështje kërcënimi jete. Eshtë në vlerësim të masave të qeverisë, është vendim i marrë nga qeveria shqiptare.

Rreziku vjen nga politika, drejtësia apo elementë të botës së krimit?

Çuçi: Është vlerësim dhe vendim i qeverisë shqiptare, në mbështetje të ligjit për Gardën. Nuk ka kërkesë të BE-së, është një vlerësim që bën qeveria shqiptare në një moment të caktuar për të shtuar sigurinë. Aq, asgjë më tepër.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.