A mund të merren dy doza vaksinash të ndryshme? Si mendon shefja e ISHP

Komiteti Teknik i Ekspertëve deklaroi ditën e sotme se, incidenca e infektimeve gjatë dy javëvë të fundit në vend ka rënë, ndërkohë që pas bluzave të bardha ka vijuar vaksinimi i mësuesve dhe pedagogëve.

E pyetur nga gazetarët nëse një personi mund t’i bëhen doza nga dy vaksina të ndryshme, drejtoresha e ISHP-së Albana Fico tha se për momentin do të ndiqen udhëzimet aktuale, pra njerëzve do t’u injektohen dozat e së njëjtës vaksinë.

‘Teorikisht, deri më sot prodhuesit kanë rekomanduar përdorimin e të njëjtën vaksinë. Kemi një vaksinë si ‘Sputnik’, që i ka dy elementë, por janë e njëjta e vaksinë. Dhe ka një arsye pse quhen 26 dhe 5 nga mënyra sesi ato futen…dhe si reagon mekanizmi.

Ka disa përpjekje si ‘AstraZeneca’ me ‘Sputnik V’, por këto janë në faza preliminare. Për sa kohë nuk kemi gjë nga Komiteti Shkencor që i vlerëson, ne do të mbetemi me ato udhëzues me të cilin vijnë vaksinat në Shqipëri”, tha Fico.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.