A do kemi mbyllje në fundjavë? Ja çfarë thotë Mira Rakacolli

Këto ditë u diskutua gjerësisht mbyllja në fundjavë, për shkak të numrit të infektimeve dhe vdekjeve për shkak të koronavirusit. Sot përfundonte dhe afati i masave të vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, por ky i fundit vendosi zgjatjen e tyre pa afat.

Por a do të ketë mbyllje në fundjavë? “Në vendimin e sotëm nuk është përmendur kjo. Mbeten këto që thamë. Nëse do të ketë rëndime të situatave të tjera në vijim masat mund të jenë kjo dhe të tjera. Por kjo masë nuk është diskutuar. Për situatën ku jemi nuk është as e justifikuar”, tha Rakacolli.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.