A do ta bëjë “live” vaksinën anti-COVID? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sot pyetjeve të gazetarëve, nëse edhe ai do ta bëjë “live” vaksinën anti-COVID, sikundër kanë vepruar udhëheqës të ndryshëm në vende të tjera.

“Sa i përket vaksinimit tim ‘live’ apo me regjistrim, kjo është një çështje që nuk është problem. Do ta shikojmë në momentin e duhur”, u përgjogj Rama.

Disa ditë më parë, Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden, mori dozën e parë të vaksinës anti-COVID-19 në një transmetim televiziv “live”, në përpjekje për të rritur besimin e publikut, një shembull që po e ndjekin edhe politikanë të tjerë kudo në botë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.