Pandemia/ Vetëm 82 të infektuar në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në vend nuk ka pasur asnjë vdekje nga Covid-19, ndërkohë që janë evidentuar 82 persona të infektuar.

Si përherë, Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Sipas saj, vaksinat anti-Covid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

Situata në 24 orët e fundit:

Janë kryer 851 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 82 qytetarë, në këto bashki:

34 në Tiranë, 8 në Lushnjë, 5 në Durrës, Divjakë, Sarandë, 3 në Fier, Himarë, 2 në Lezhë, Delvinë, Kuçovë, Peqin, 1 në Shkodër, Pukë, Kukës, Kurbin, Kamëz, Dibër, Mallakastër, Konispol, Tepelenë, Korçë, Poliçan.

Janë 480 pacientë aktivë me Covid në të gjithë vendin.

Aktualisht, në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 16 pacientë, nga të cilët një është në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete.

Janë shëruar 71 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,787 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika-1 prill 2022

Raste të reja ditore           82

Të shëruar në 24 orë        71

Të shtruar në spitale         16

Humbje jete në 24 orë       0

Testime ditore                   851

Testime totale               1,778,617

Raste pozitive                   273,759

Raste të shëruara             269,787

Raste aktive                            480

Humbje jete                           3,492

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             236

Vlorë               63

Fier                  56

Gjirokastër      34

Durrës              20

Elbasan           18

Berat                14

Shkodër           13

Kukës                9

Korçë                 8

Lezhë                 5

Dibër                  4

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.