I moshuari vdes në lokal duke pirë kafe, ja ç’thotë policia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije, se ka ndërruar jetë në një lokal në zonën e Freskut, 70-vjeçari F. M.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor ndërkohë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanava të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Më datë 14.01.2022, te Fresku, në një lokal, ka ndërruar jetë shtetasi F. M., 70 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.