Pandemia/ Vetëm 63 të infektuar në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë: 656 testime, 63 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 65 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë u bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anti-Covid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anti-Covid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin.

Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat anti-Covid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid-19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Situata në 24 orët e fundit:

Janë kryer 656 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 63 qytetarë, në këto bashki:

Janë ndërkohë 512 qytetarë aktivë me Covid në të gjithë vendin.

Aktualisht, në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sa

Janë shëruar 65 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,882 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika-28 shtator 2022

Raste të reja ditore 63
Të shëruar në 24 orë 65
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë Testime ditore 656

Testime totale 1,980,218
Raste pozitive 330,983
Raste të shëruara 326,882
Raste aktive 512
Humbje jete 3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve

Tiranë 259
Elbasan 53
Fier 44
Vlorë 37
Durrës 26
Dibër 19

Shkodër 17
Korçë 15
Lezhë 14
Gjirokastër 13
Berat 10
Kukës 5

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.