6099 biznese të reja në 5 muajt e parë të 2022

Numri i bizneseve u rrit gjatë pesëmujorit të parë të këtij viti.

Referuar të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në muajin maj numri i biznesve të reja ishte 2939, ose 2.5 % më shumë, në krahasim me muajin prill.

Ndërkohë, për periudhën janar-maj, ka pasur një rritje prej 6099 të numrit të bizneseve të reja, ose 5.2 % në krahasim me muajin dhjetor të vitit 2021.

Në krahasim me vitin e kaluar rritja e numrit të bizneseve është rreth 17 % më shumë se sa një vit më parë, për periudhën janar-maj.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi një ditë më parë, gjatë një analize lidhur me situatën ekonomike në vend se treguesit e tërthortë tregojnë se ambienti ekonomik i vendit është karakterizuar nga një ambient stimulues për biznesin.

“Pra, ndonëse normat e inflacionit kanë ardhur në rritje, numri i bizneseve ka ardhur në rritje”, tha ajo.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.