“430 milion euro për djegësit”, Zhupa vë para përgjegjësisë Subashin

Deputetja e Partisë Demorkatike, Ina Zhupa nga selia blu i ka drejtuar sot 5 pyetje të rëndësishme kryebashkiakut të Fierit, Armando Subashi dhe organeve ligjzbatuese lidhur me inceneratorin e ndërtuar në këtë bashki.

DEKLARATA E PLOTË:

Nga Tirana në Elbasan dhe nga Elbasani në Fier, afera e inceneratorëve po qelb vendin, dhe i bën të mbajnë erë organet e drejtësisë, që nuk e çojnë hetimin te ‘koka’, por merren me bishtat.

Inceneratori i Fierit ka shumë gjëra për të thënë por mjafton të kujtojmë se Klodian Zoto pagoi veten nëpërmjet dy kompanive të tij, 23 Milionë Euro për punë që nuk janë kryer. Një qeveri që jep paratë në këtë formë mund të jetë më së paku ortake, ose vetë përfituese e këtyre parave.

Shkeljet edhe çuditë vazhdojnë, Inceneratori i Fierit ka marrë kredi, me garanci sovrane, 69 milion lekë për paga ndërkohë që këto paga paguheshin me paratë e buxhetit të shtetit.

Në këtë vjedhje të shkallës industriale janë të përfshirë, që nga ‘luanët’ dhe ‘tigrat’ e qeverisë, e deri te çakallët e pushtetit lokal. Ata që fshihen sot në kërkim, Zoto-Mërtiri-Gugallja, janë vetëm hienat që kanë lëpirë çfarë u kanë lënë ‘mbretërit’ e xhunglës së pushtetit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.