Pandemia/ 4 të vdekur dhe 418 të infektuar në 24 orë

Katër pacientë kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit, për shkak të infektimit me Covid-19 në Shqipëri.

Autoritetet thonë se, nga 2,834 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 418 qytetarë.

Nga ana tjetër, gjatë 24 orëve janë shëruar 451 pacientë të infektuar me virusin e rrezikshëm.

Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.

Vaksinat anti-Covid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

Gjithashtu, ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga Covid-19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2,834 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 418 qytetarë, në këto bashki: 164 në Tiranë, 35 në Durrës, 28 në Berat, 27 në Elbasan, 23 në Fier, 16 në Vlorë, 13 në Patos, 11 në Lushnjë, 9 në Kamëz, 8 Sarandë, 7 Kurbin, Gjirokastër, 6 në Gramsh, 5 në Shkodër, Shijak, Mallakastër, Përmet, Kuçovë, 4 në Korçë, 3 në Lezhë, Kavajë, Rrogozhinë, Tepelenë, Dimal, Skrapar, 2 në Malësi e Madhe, Tropojë, Devoll, 1 në Pukë, Vau i Dejës, Vorë, Mat, Rroskovec, Divjakë, Himarë, Dropull, Pogradec, Poliçan, Librazhd.
Janë 7,422 pacientë aktivë në të gjithë vendin.

Aktualisht, në spitalet COVID po marrin trajtim 152 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 4 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Tre qytetarë nga Tirana 49- 85 vjeç, një qytetar nga Fieri 65 vjeç.

Janë shëruar 451 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 189,044 që nga fillimi i epidemisë.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.