40 raste të reja, asnjë humbje jete nga Covid
Ministria e Shëndetësisë raporton se nga 846 testime, 40 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me koronavirus.
Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë humbje jete.
Ndërkohë, 14 të shëruar në 24 orët e fundit.
Në të gjithë vendin janë 251 qytetarë aktivë me Covid19.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 846 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 40 qytetarë, në këto bashki:
23 në Tiranë, 3 në Lezhë, 2 në Fier, Sarande, 1 në Durrës, Patos, Mallakastër, Gjirokastër, Tepelenë, Korçë, Pogradec, Kolonjë, Kuçovë, Elbasan.
Janë 251 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,826 që nga fillimi i epidemisë.
Sorry, the comment form is closed at this time.