30-vjeçari shkon në spital i plagosur me thikë, “kyç gojën” para efektivëve

Policia e Tiranës bën të ditur se një 30-vjeçar ka shkuar rreth orës 1.00 pas mesnate në spital, i plagosur me thikë. Bëhet e ditur se i riu nuk jep detaje për ngjarjen çka sipas policisë dyshohet për vetëplagosje.

“Rreth orës 00:50, të datës 14.10.2021, ka shkuar në spital dyshohet i dëmtuar me mjet prerës shtetasi E. B, 30 vjeç, i cili nuk jep sqarime për ngjarjen. Paraprakisht dyshohet për vetëplagosje. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.