3 të mitura u shfrytëzuan seksualisht nga kujdestarja, më e vogla 9 vjeç

Një rast tronditës raportohet nga Berati, ku dyshohet se tre të mitura abuzohen seksualisht. Bëhet fjalë për 3 vajza përkatësisht të klasave të 3, 7 dhe 8, të cilat dyshohet se janë abuzuar seksualisht.

Sipas “Faxnews”, vajza e madhe ka më shumë se 10 ditë që nuk frekuenton shkollën, ndërsa prindërit i ka të pamundur fizikisht për t’u kujdesur. Bëhet fjalë për një familje ku prindërit e fëmijëve janë me probleme të shëndetit mendor.

Të miturat dhe prindërit e tyre jetojnë në qytetin e Beratit ku kanë marrë prej disa kohësh një banesë me qira.

Dyshohet se një zonjë, e cila hiqet sikur u shërben e kujdeset për familjen, po i shfrytëzon.

Për këtë rast, prokuroria e Beratit ka nisur hetimet e menjëhershme dhe po mbledh prova, ndërsa në hetim është përfshirë edhe Drejtoria Vendore e Policisë.

Zonja në fjalë, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur për shkak të hetimit, dyshohet se është burimi ndërlidhës nga meshkuj në moshë. Ajo është banore e zonës ku jeton familja e të miturave.

Nën drejtimin e Prokurorisë, policia ka nisur hetimet ndërsa pritet marrja në pyetje e personave që kanë rënë viktimë apo atyre që dyshohet se kanë kryer veprën e rëndë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.