“Hetimi i zyrtarëve”/ Tre ambasadorë, “vizitë” në SPAK brenda një jave

Brenda një jave, tre ambasadorë i kanë shkuar në zyrë kreut të SPAK-ut, Arben Kraja.

Sot Kraja është takuar me ambasadorin e ri të Holandës në Shqipëri, Reinout Vos.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ambasada bën me dije se në fokus të takimit kanë qenë sfidat në luftën ndaj krimit të organizuar dhe hetimet e zyrtarëve publikë.

“Ambasadori Reinout Vos pati një takim me z. Arben Kraja, kreu i SPAK. Ata diskutuan punën e Zyrës së Prokurorisë Speciale, pengesat në rrugën për ta bërë trupin plotësisht funksional dhe hapat përpara për të arritur rezultatet e dëshiruara.

Ata gjithashtu diskutuan sfidat kur bëhet fjalë për krimin e organizuar ndërkombëtar dhe hetimet e zyrtarëve publikë. Në fund të takimit, të dy nënvizuan rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis autoriteteveshqiptare dhe holandeze”, thuhet në njoftim.

Përgjatë kësaj jave, në zyrën e Krajës në SPAK ishin edhe ambasadori gjerman dhe ai anglez.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.