29 Nëntori/ Nikolla: Të nderojmë ata që dhanë jetën për lirinë
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, përshëndeti 29 Nëntorin, Ditën e Çlirimit të Atdheut.
Në mesazhin e saj, ajo tha se në këtë ditë nderojmë ata që dhanë jetën për lirinë.
“Sot është 29 Nëntor, përvjetori i 77-të i çlirimit të Atdheut nga pushtuesit nazi-fashistë.
Sot është dita e mirënjohjes ndaj çlirimtarëve. Është dita të nderojmë dëshmorët e lirisë. Të përulemi me respekt para veteranëve të Luftës, një pjesë të vogël të të cileve i kemi ende midis nesh dhe të cilëve u uroj jetë të gjatë!
Në Luftën për çlirim shqiptarët u bashkuan rreth vlerave të antifashizmit dhe të lirisë, vlera që qëndrojnë në themelet e Shqipërisë demokratike.
Sot është koha të jemi bashkuar për përshpejtimin e rrugëtimit evropian të Shqipërisë, për të thelluar e avancuar reformat, në shërbim të zhvillimit të Shqipërisë, konsolidimit të demokracisë dhe rritjes së mirëqenies së të gjithë qytetarëve”, shkuan kryetarja e Kuvendit në urimin e saj.
Sorry, the comment form is closed at this time.