Pandemia/ Shtohen frikshëm rastet e infektimeve
Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid-19, Ministria e Shëndetësisë u bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin, sidomos në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.
Çdo person mbi 12 vjeç mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin.
Gjithashtu, ministria apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.
Vaksinat anti-Covid, sipas saj, reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ministria e Shëndetësisë informon se situata e Covid-19 në 24 orët e fundit, është si vijon:
Janë kryer 957 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 277 qytetarë, në këto bashki: 175 në Tiranë, 19 në Fier, nga 10 qytetarë në Lushnje, Vlorë, 7 në Patos, nga 6 qytetarë në Durrës, Gjirokastër, 5 në Sarandë, 4 në Himarë, nga 3 qytetarë në Lezhë, Kurbin, Kamëz, Vorë, Pogradec, nga 2 qytetarë në Shkodër, Divjakë, Selenicë, Skrapar, Elbasan, nga 1 qytetar në Krujë, Kavajë, Dibër, Roskovec, Mallakastër, Delvinë, Dropull, Korçë, Kuçovë dhe Poliçan.
Janë 1,045 qytetarë aktivë me Covid-19 në gjithë vendin.
Aktualisht, në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 61 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,398 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika-22 qershor 2022
Raste të reja ditore 277
Të shëruar në 24 orë 61
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 957
Testime totale 1,840,232
Raste pozitive 277,940
Raste të shëruara 273,398
Raste aktive 1,045
Humbje jete 3,497
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 797
Fier 77
Vlorë 60
Durrës 27
Korçë 18
Lezhë 17
Elbasan 13
Berat 11
Gjirokastër 11
Shkodër 9
Dibër 4
Kukës 1
Sorry, the comment form is closed at this time.