22-vjeçari humbi jetën në Sarandë/ Ekspertiza: Ishte fatkeqësi
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Sarandë ku si pasojë e motit të keq një tendë kaleçetoje u shemb duke i shkaktuar vdekjen 22-vjeçarit Armando Kazma.
Policia ka shoqëruar mbrëmë pronarin kalçetos si dhe dy punonjësit. Pas verifikimeve të bërë ngjarja është konsideruar si fatkeqësi pasi ishte brenda standardeve. Bashkë me 22-vjeçarin kanë qenë duke luajtur edhe i atij i tij dhe vëllai i vogël.
I riu mori plagë të shumta dhe fillimisht u dërguar në spital por nuk ka mundur të mbijetojë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:50, në vendin e quajtur “Ura e Gajdarit”.
Viktima ishte nipi i deputetit të Partisë Demokratike, Luan Baçi.
Sorry, the comment form is closed at this time.