Pandemia/ Vetëm 18 raste të reja në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale u bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anti-covid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid-19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 292 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid 18 qytetarë, në këto Bashki:

10 në Tiranë, 3 në Sarandë, nga 1 qytetarë në Lezhë, Durrës, Lushnje, Gjirokastër, Dimal.

Janë 183 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 21 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,252 që nga fillimi i epidemisë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.