12 humbje jete nga COVID, MSH bën bilancin e 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e 24 orëve të fundit në Shqipëri, ku rezultojnë 12 jetë të humbura nga Covid-19, si dhe 616 raste të reja.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 148 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar.

Janë 6289 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.