110-vjetori i Pavarësisë, sot mbahet mbledhja e dy kuvendeve Shqipëri-Kosovë në Tiranë
Me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë, sot në orën 10:00, në Kuvend do të mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
Në këtë mbledhje, fjalën para ligjvënësve do ta kenë kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.
Mbledhja do të vijojë me fjalimin e kryeministrit Edi Rama, i cili do të pasohet nga homologu i tij, Albin Kurti. Nga një fjalë përshëndetëse do të mbajnë edhe kryetarët e grupeve parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës.
Në shënim të këtij përvjetori, pritet të mbahen edhe aktivitete të tjera kulturore.
Sorry, the comment form is closed at this time.