110 vite shtet, Shqipëria feston sot ditën e pavarësisë 

Shqipëria feston sot 110 vite pavarësi, mes një atmosfere ekonomike të rënduar nga kriza, inflacioni dhe lufta.
Më 28 nëntor 1443 Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ngriti flamurin kombëtar në kalanë e Krujës.

Ndërkaq, më 28 nëntor të vitit 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin kombëtar në Vlorë dhe shpalli pavarësinë e Shqipërisë. Kjo ditë shënon pavarësinë e kombit shqiptar.

Këtë përvjetor të Pavarësisë u mbajt Kuvend i përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Mbledhja u mbajt në Kuvendin e Shqipërisë, ku mbajtën fjalime kryeparlamentarët Lindita Nikolla dhe Glauk Konjufca, kryeministrat Edi Rama e Albin Kurti dhe krerët e grupeve parlamentare.

Aktivitete të tjera kulturore priten me rastin e Festës së Pavarësisë dhe në vijim edhe në kremtim të 29 nëntorit, Dita e Çlirimit të Shqipërisë nga Gjermania naziste.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.